Instrumentet tona autoktone u prezantuan në seminarin e organizuar në kuadër të festivalit të 49- të JIF International Folkloriqes di Catalonya

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 21:58
Instrumentet tona autoktone  u prezantuan në seminarin e organizuar në kuadër të festivalit të 49- të JIF International Folkloriqes di Catalonya

Në kuadër të festivalit të 49- të JIF International Folkloriqes di Catalonya u mbajt seminar për prezantimin e instrumenteve burimore të vendeve pjesëmarrëse.

Në këtë seminar u shpjegua për të gjitha instrumentet tona burimore dhe këtë e bëri me sukses Orfe Asllanaj kurse para të pranishmëve u ekspozuan dhe demonstruan daullja, çiftelia e defi dhe këtë demonstrim e bëri me mjaft përkushtim Remzi Matoshi. Instrumentet tona zgjuan kurreshtje dhe interes të posaçëm tek të pranishmit dhe organizatorët e seminarit të cilët vlerësuan muzikën shqiptare si unike dhe tejet origjinale.

(Kosova Sot Online)