Diva Adelina Ismaili rikthehet në ekran me sezonin e tretë të '8à8'

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 21:28
Diva Adelina Ismaili rikthehet në ekran me sezonin e tretë të '8à8'

Mbretëresha e muzikës shqipe dhe prezantuesja e njohur Adelina Ismaili, i është rikthyer ekranit me sezonin e tretë të emisionit  "8à8 me Adelinen", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismaili, përmes llogarisë sociale, derisa ka bërë të ditur se sezonin e tretë të “8à8” po e fillon me ish-deputetën Xhevahire Izmaku.


"Sezonin e 3të të “8à8” po e fillojmë me ikonën e gruas kosovare @xhevahireizmaku Si ishte t’jesh reportere lufte në Kosovë? Po deputete? Një artiste që performoi krah heroit Hamëz Jashari? Një doktore shkence? Të gjitha këto duke qenë një nënë! Vjen tek ju të dielen në orën 20:00", ka shkruar Diva.

E për të gjithë kureshtarët, ne ju ftojmë ta ndiqni emisionin e plotë duke klikuar në linkun në vijim.

Shikim të këndshëm...

(Kosova Sot Online)