Për herë të parë në RMV festivali i Shkodrës prezent në festivalin 'Dita jonë' edicioni i 8-të

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 16:26
Për herë të parë në RMV festivali i Shkodrës prezent në festivalin 'Dita jonë' edicioni i 8-të

Të shtunën Pallati i Kulturës në Kërçovë ishte i vogël për shumë prindër e fëmijë donin ta ndjekin nga afër edicioin e 8- të të festivalit “Dita jonë”.

Organizatorja e festivalit prof. Inordinar Besiana Mehmedi kishte vendosur që këtl edicion ta kalojë në një natë speciale dhe tërësisht dedikuar maestro Kujtim Alisë! Shumë emicione u krijuan me fillimin e programit kur në videoprojektor u shpalos figura e maestro Kujtim Alisë i cili 35 vite drejtori festivalit më të vjetër në trojet tona atë të fëmijëve në Shkodër! Në shenjë nderimi u ngrit e tërë salla në këmbë kurse kryetari i komunës z.Fatmir Dehari ndau mirënjohje post mortum për punën e jashtëzakonshme dhe personalitetin e rrallë të mjeshtrit të madhe Kujtim Alija! Më pas u shpalosën 17 këngë të interpretuara “live” nga fëmijët të autorëve më të mirë shqiptar si Edmon Zhulali, Erjona Rushiti, Enis Mullai, Bardhyl Hysa, Ylli Kalaja, Shkodran Tolaj, Alfred Kaçinari etj. Idea e rrugëtimit të festivalit të Shkodrës ishte shpalosur në një tryezë të organizuar pak muaj para se të ndërronte jetë maestro Kujtim Alija! Ish drejtori dhe themeluesi i festivalit “Dita jonë” Shkodran Tolaj dha mirënjohje për Qendrën Kulturore të fëmijeve në Shkodër që mbetet udhërrëfyese për shumë qendra të tjera në edukimin dhe kultivimin e këngës tek fëmijët.

Image

Festivalin e moderoi i njohuri Avni Qahili kurse dirigjent ishte Emir Zoga. Festivali “Dita jonë” edicioni i 8-të për herë të parë solli festivalin e Shkodrës në Maqedoninës e Veriut dhe pikërisht në Kërçovë fal punës, ideve, përkushtimit të jashtëzakonshëm tash e sa vite duke arritur të rangohet ndër më të mirët në rajon. Në vazhdimësi ky festival është mbështetur nga Komuna e Kërçovës . Mbrëmja u mbyll me këngën “Rrjedh në këngë e ligjerime” interpretuar nga dy vajza kërçovare si mesazh se fëmijët shqiptar është bashkimi më i bukur i trojeve tona!

Image


(Kosova Sot Online)