Ka ardhur kënga për heroin nga Argjend Lloga

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 11:34
Ka ardhur kënga për heroin nga Argjend Lloga

Ka ardhur kënga për heroin nga Argjend Lloga "Pëmes Strugës, Drini Zi ,e nis rrugën për n’Shqipni, për n’Shqipni e nis rrugën, ku e kam Komandant Strugen. Janë vargjet e para kushtuar legjendës dhe heroit të pavdekshëm Komandant Nuri Mazari, nga Dollogozhda e Struges, 3 kilometra në afërsi të fshatit Livadhi ku është vendlindja ime.

E realizuar nga një staf i mrekullueshëm sic janë: teksti nga Hamit Aliaj, kompozitor Pjeter Kola, orkestrues Kujtim Shala, videoklipi Dartchannel, në rol Hysni Kelmendi bashkëluftëtar, aktor Pajazit Murtishi dhe idea e përbashkët ka qenë me atdhetarin nga fshati Dobovjan i Strugës, Medat Rizvani i cili jeton bashkë me mua në ShBA. Miqtë e mi dëgjim të këndshëm, me respekt Argjend Lloga. Faleminderit!" . Ky është statusi i artistit të njohur Argjend Lloga teksa publikon projektin më të ti muzikor këtë herë kushtuar heroit Komandant Struga. Kënga me fjalë të ndjera është përshtatur mjaft mirë me videoklip dhe pamje ku duket si një film i jetës së heroit në pak minuta.


(Kosova Sot Online)