Shkodran Tolaj shpallet fitues i 'Grand prix' si artisti më i suksesshëm në RMV për vitin 2021

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 11:51
Shkodran Tolaj shpallet fitues i 'Grand prix' si artisti më i suksesshëm në RMV për vitin 2021

Artisti i njohur Shkodran Tolaj është vlerësuar nga “Grand prix” IV artisti më i suksesshëm në kulturë në RMV për vitin 2021, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast artistja dhe bashkëshortja e tij Besiana Mehmedi përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ndër të tjera ka shkruar: E lumtur dhe shumë krenare që në mesin ajkës së kulturës u vlerësove me trofeun kryesor- fitues i edicionit IV “Grand prix” si artisti më i suksesshëm në kulturë në RMV për vitin 2021!

Postimi i plotë:

URIME nga zemra për një gur më shumë në karrierën që ndërtove mbi kapacitetet tua profesionale dhe individuale!
E lumtur dhe shumë krenare që në mesin ajkës së kulturës u vlerësove me trofeun kryesor- fitues i edicionit IV “Grand prix” si artisti më i suksesshëm në kulturë në RMV për vitin 2021!
” Best of the best” nga RTV 21! Proud with you Shkodran Tolaj.

 

Derisa artisti Shkodran Tolaj ka shkruar: “Punë, punë natë e ditë, që të shohim DRITË”

Si fitues i edicionit të IV-të “Grand prix” me çmimin “Best of the best” për punën në vitin 2021 dëshiroj të falemnderoj RTV21 dhe bashkëpunëtorët e sinqertë! Ky çmim më bën që të punoj akoma më shumë për të trasuar rrugën brezave të rinjë! Falemnderit vendlindjes sime të dytë Shkupit Dardan!

(Kosova Sot Online)