Dashuri, lot dhe dhimbje

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 15:32
Dashuri, lot dhe dhimbje

"E kujtuam takimin tonë të parë, puthjet, shtrëngimet, ecjet nën dritën e hënës. Pastaj prapë u kapluam nga valët e dhimbjes që na përshkuan nëpër të gjithë trupin.

E qara dhe dënesa nuk pushonin te Maria. Gjymtyrët i shungullonin nga spazma e të qarit, sikur të përshkoheshin nga rryma elektrike, pastaj dukej sikur rrëqethje të ftohta i rridhnin nëpër trupin e torturuar. Ajo dukej sikur kishte humbur çdo ndjenjë. Ia preka duart e ftohta, vëreja venat, që i rrihnin nën tëmtha si me çekan. U ul në gjunjë..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

(Kosova Sot Online)