Vlora Kastrati: Nuk besoj që në vitin 2022 do të jetë fundi i pandemisë

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 11:45
Vlora Kastrati: Nuk besoj që në vitin 2022 do të jetë fundi i pandemisë

Intervistë me këngëtaren Vlora Kastrati – Shala

Vlora Kastrati - Shala është këngëtare e njohur e muzikës popullore moderne. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: "Si Peja s'ka, "Kur m'ke pa", "Mu ke ba merak" etj.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", Vlora ka shpalosur të pathëna nga kujtimet e fëmijërisë, për pasionin e saj muzikën, bashkëpuntorët madje edhe për pandeminë Covid-19 e cila e ka stagnuar estradën këto dy vitet e fundit.

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni realizuar me videoklip është "Dasma" sa jeni ndarë e kënaqur me finalizimin e projektit në tërësi dhe a jeni duke punuar për këngën e radhës?

Vlora Kastrati - Shala: Po kënga e fundit është "Dasma". Ky projekt është realizuar te mjeshtri Florent Boshnjaku. Me tekst nga Shkodra: Ramazan Ceka.

Po jam e kënaqur shumë, kënga ka dalur bukur kur punoj me F.Boshnjaku jam shume rehat sepse puna e tij dihet. Kënga është pëlqyer edhe nga publiku të cilët i falenderoj përzemërsisht.

Po gjatë tërë kohës jam duke punuar në studion time me bashkëshortin, do ti lansoj disa potpuri po besoj për festat e fund vitit. Ndërsa këngë të reja me bashkëpunim me Florentin do të vijnë në pranverë. Po besoj që edhe potpuri do të kem në bashkpunim me Florent Boshnjakun.

Image

“Kosova Sot Online”: Ndër vite, keni realizuar disa këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Vlora Kastrati - Shala: Për mua secila këngë është e bukur por do ta veçoja këngën "Si Peja s'ka", ajo do të mbetet më e dashura për mua.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Vlora Kastrati - Shala: Po kam shumë kujtime të ëmbla dhe shumë nostalgji këtë herë po e ceki shkollën e muzikës në Pejë kur isha violiniste në vitet 87-91 dhe ajo pjesë më mbeti në kujtimet më të bukura ku e mora violinën me vete dhe u shpërngulem ne Gjermani. Ato ishin kohërat më të bukura si fëmijë deri sa erdhi momenti me e lëshu vendin ku u linda, ishin ndenja të luhatshme për ta lënë vendin e të fillosh jetë të re në një vend ku nuk flitej shqip. Më mungojnë ato kohëra me shoqërinë në Pejë.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Vlora Kastrati - Shala: Ta refuzosh një këngë besoj që është krejt normale, por këngët që unë i punoj te Florenti nuk i refuzoj sepse është mjeshtër ma din stilin dhe jemi të kenaqur me bashkëpunim. Ndërsa tek shumë të tjerë kompozitorë po i kam refuzuar sepse nuk dua të dal nga natyra e karakteri im. Pa keqkuptime.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Vlora Kastrati - Shala: Po jam vaksinuar me një dozë sepse e kisha Covid 19. Nuk besoj që në vitin 2022 do të jetë fundi i pandemisë por po shpresojmë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Vlora Kastrati - Shala: Jo aspak nuk është e nevojshme të provokohet në skenë.

Duhet të kemi art dhe edukatë. Fatkeqësisht po shikohet shumë e s'po dëgjohet. Prapë po e ceki varet nga karakteri dhe stili i njeriut por jemi në shekullin 21 dhe pak ca modern duhet te jemi.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Vlora Kastrati - Shala: Nuk kam menduar për ndonjë bashkëpunim . Por sikur të bëja një bashkëpunim sigurisht që me ndonjë kolege nga estrada që do të përshtatemi në stil. Përndyrshe nuk i veçoj asnjë i kam të gjithë kolegë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Vlora Kastrati - Shala: Muzika sot dhe ka përparuar nëse flasim për muzikën tonë shqipe duhet edhe ca ndryshime.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Vlora përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Vlora Kastrati - Shala: Motoja ime është: Çdo herë duajeni njëri -tjetrin jeni për njeri-tjetrin jeta është e bukur jetoje pa interes dhe vetëm me dashuri. Ju dua fort. Me shumë respekt e dashuri. E juaja Vlora.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)