Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

  • A.P /
  • 02 April 2022 - 21:08
Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Të dashur vëllezër e motra, artdashës dhe mbështetës të IN Ansambli i këngëve e valleve shqipe në RMV!

Në emër të stafit artistik e administrativ iu uroj këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke dëshiruar që secili të gjejë qetësinë dhe motivin për pozitivitet e dashuri ndërnjerëzore.

Duke qenë thellë i bindur se do të vazhdojmë të jemi model i punës e suksesit të përbashkët, uroj që të keni shëndet e begati në familjet tuaja që sofra e çdo familje të jetë përplot dhe kujdesi ndaj fatit të skamnorëve e jetimëve të mos mungojë!

Me shumë konsiderata e përzemërsi - drejtori iansamblit: Shkodran Tolaj


(Kosova Sot Online)