U promovuan katër Audio CD - të e Ansamblit në RMV

  • A.P /
  • 16 April 2022 - 09:29
U promovuan katër Audio CD - të e Ansamblit në RMV

Sonte u shtrua iftar dhe u promovuan katër Audio CD - të e Ansamblit në prezencë të anëtarëve, kryetarëve të shoqërive, bashkëpunëtorëve, Sekretarit shtetëror dhe mediave

Sonte në një ambient të ngrohtë u shtrua iftar i përbashkët për të gjithë anëtarët e ansamblit, bashkëpunëtorët, shoqërit kulturo artistike, mediat që bashkërisht kanë hapëruar suksesshëm tash dy vite punë duke shënuar sukses pas suksesi brenda dhe jashtë vendit. Në atmosferë të ngrohtë u bisedua për planet e të ardhmes. Drejtori i ansamblit me këtë rast falemnderoi secilin për mbështetjen e vazhdueshme. Me këtë rast u bë dhe promovimi i katër audio Cd - ve të ansamblit me program nga “Trio- Zajazi”, “Lorenc Antoni”, „Musa Piperku“ dhe Cd me program të larmishëm të cilat iu dhanë të gjithë të pranishmëve!

Anëtarët e ansamblit bënë dhe suprizë për drejtorin në prag të ditëlindjes së tij duke i sjellur një tortë në shenjë falemnderimi për përkushtimin e tij. Një mbrëmje e tillë në këtë muaj të bekuar të shërbejë si shenjë e dashurisë, bekimit dhe të mirave në jetën e secilit.

(Kosova Sot Online)