Urime Kosove, urime Shqiperi

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 21:16
Urime Kosove, urime Shqiperi

Shume ngjyra, plote shpirt e jete, te ndezura sikur nga magma e shpirtit, refleksion i brendshem poetik i nje bote artistike te pasur me nuanca te pastra sikur jetojne ne nje galaksi me pak gravitet, shkeputen nga misteri i botes, lundrojne brenda detit te tyre. Pavijoni i Kosoves ne Bienalen Nderkombetare te Artit ne Venecia me Jakup Ferrin eshte nje perzgjedhje e qelluar. "Monumentaliteti i Përditshmërisë” instalacion domethenes, plot energji dhe jete shprehe qilimat qe jane te qendisura me figura njerzish qe bejne jete per vete, jete per shoqerine, mbyllje dhe hapje, pra refleksion i humanizmit, individualitetit dhe kolektivit si mireqenie e te lozurit bashke brenda ketij qielli ngjyror. Thellesia ngritet mbi krijimin e djalit te tij qe shnderrisin video- lodrat plot jete e ngjyra, pra arti i femijes dhe psikologjia qe shoqeron kreativitetin njemend ngrite bukurine, thellesine dhe qellimet e artit drejt rezultatit te fuqishem dhe s'ka me vlere se duart e nje femije kur perplasen me ngjyren, idene, kreativitetin dhe imagjinaten. Femijet e tejkalojne cdo art dhe mire e thote Picasso, "Femijet jane artiste"...

Shqiperia kete vit ne Bienale prezantohet me vepren e artistes se ndjere Lumturi Blloshmi me titull "“Lumturi Blloshmi. Nga e para”. Prezantohet vepra e Blloshmit, reprizohet krijimtaria e saj e thelle, provokative dhe e ndjeshme. Mjedisi krijohet virtualisht dhe publiku hyn ne boten, psikologjine personale te Blloshmit. Vazhdohet me nje film dokumentar per Blloshmin. Mendimet e Blloshmit, konceptet, idete, cudirat e saj, pra gjithcka rreth nje personaliteti te forte si ne jete ashtu edhe ne art, dhe ku ka me mire se arti te behet personal, sa me shume i afrohemi shpirtit aq me shume ndjejme aromen e artit. Kosova dhe Shqiperia kete vit ja qelluan...

 Ilir Muharremi, kritik i artit