Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj mirëpret drejtoreshën gjenerale të TKOB Zana Çela, drejtorin e ansamblit Sokol Marsi dhe ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 18:12
Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj mirëpret drejtoreshën gjenerale të TKOB Zana Çela, drejtorin e ansamblit Sokol Marsi dhe ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

Sot në prag të mega - spektaklit që do të shfaq Ansambli kombëtar i këngëve e valleve popullore nga Shqipëria në Shtëpinë e Armatës drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj ka pritur në zyrat e ansamblit drejtoreshën e përgjithshme të TKOB znj.Zana Çela, drejtorin e ansamblit z.Sokol Marsi dhe ambasadorin e Shqipërisë në RMV z.Fatos Reka! Atmosferë e ngrohtë, biseda për koncertet në Shkup e Tetovë që mbahen sonte e nesër, plane për koncert të përbashkët ishin pjesë e një takimi sa vëllazëror aq edhe i rëndësisë kulturore e kombëtare! Drejtori i ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj tha “ne bëhemi bashkë për të ngritur dhe promovuar institucionet, vlerat dhe kulturën tonë kombëtare”. Ky takim qon në vend amanetin e të parëve tanë që ëndërruan për shqiptarë të bashkuar dhe kjo arrihet më së miri përmes kulturës sonë të pasur veri - jug ku jetojnë si një trung i pandarë gegë e toskë” tha ai. Ambasadori z.Reka shprehu kënaqësinë e tij që sheh drejtuesit e institucioneve bashkë në kryeqendrën shqiptare në Shkup për të promovuar artin e pakopjueshëm shqiptar! Drejtoresha znj.Çela e befasuar për pritjen e gjithë artistëve tha “këtu gjetëm shtëpinë e dytë - ansamblin shqiptar të RMV- së që u ngrit për dy vite në nivelet që na bën krenarë”

Drejtori Sokol Marsi dhe koreografi Genc Kastrati falemnderuan z.Tolaj për gjithë angazhimin e tij në realizim të koncertit që mbahet sonte dhe për këtë turne në RMV! Në shenjë mikëpritje drejtori Tolaj dhuroi plisa me llogo të ansamblit për drejtoreshën znj.Çela dhe z.Sokol Marsi si dhe Cd- të e ansamblit me program nga Lorenc Antoni, Musa Piperku, Trio Zajazi dhe nga materiali i valleve e këngëve të ansamblit tonë!

Bashkërisht po bëhen përgatitje për një mega-spektakël që do ta shijojnë artdashës të shumtë!

(Kosova Sot Online)