Shkodran Tolaj reagon ndaj lajmeve të pavërteta: Edhe zogjtë e malit e dinë tashmë qëllimin tuaj

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 21:55
Shkodran Tolaj reagon ndaj lajmeve të pavërteta: Edhe zogjtë e malit e dinë tashmë qëllimin tuaj

Drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve në RMV. Shkodran Tolaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj lajmeve të pavërteta në drejtim të  tij,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Para së të marrim masa përmes drejtësisë, me avokatë të angazhuar për linçimin tim po iu përgjigjem unë me një thënie të moçme: edhe zogjtë e malit e dinë tashmë qëllimin tuaj", ka shkruar ndër të tjera Tolaj.


Përgjigje ndaj lajmeve të pavërteta të Televizionit Alsat M

Tendencat për të përfolur emrin tim duket si fushatë e orkestruar mirë. 

Sa i përket nivelit shkollor, studimeve universitare dhe pasuniversitare  (magjistrurës) ju kujtoj juve së ajo mban vulën më origjinale të studimeve me notë mesatare mbi 9,5, por fushata juaj e pandershme është dëshmi shtesë që si medium nuk zgjidhni mjete për të përulur çdo institucion e individ që iu del përpara dhe ka lidhje me emrin tim!
 Para së të marrim masa përmes drejtësisë, me avokatë të angazhuar për linçimin tim po iu përgjigjem unë me një thënie të moçme: edhe zogjtë e malit e dinë tashmë qëllimin tuaj. Kjo tashmë është më tepër sesa fushatë për “gjoja” parregullsi por këtë shantazh e keni të kotë sepse përpara se të plasoni të pavërteta qoftë për nivel shkollimi, punë artistike apo se si jam zgjedhur në pozitën drejtorit, merrni përgjigjet në organet kompetente ju dhe ata që "shqetësohen" aq shumë! 

Me respekt : Shkodran Tolaj - Drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve në RMV.

Image

(Kosova Sot Online)