Triumfi i Ansamblit shqiptar në Turqi dhe suksesi i drejtorit Tolaj

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 14:00
Triumfi i Ansamblit shqiptar në Turqi dhe suksesi i drejtorit Tolaj

Ansambli shqiptar në Shkup, nē kohë rekord, vetëm një muaj pas fitores në Hungari, triumfon në Turqi, në festivalin më prestigjioz të folklorit në botë! Ky çmim jo vetëm na bën krenarë por është tregues se ky institucion punon fuqishëm, funkisionon më mirë se çdo institucion tjetër dhe ka në krye një vizionar dhe njeri të palodhshëm si z.Shkodran Tolaj.

Mu kjo është arsyeja e kësaj interviste! Z.Tolaj: mbrëmë keni fituar një nga festivalet më prestigjioze në botë? Me çfarë ndjesie ktheheni! Është emocion i jashtëzakonshëm! Është krenari, shpërblim i të gjitha sakrificave, vështirësive e sfidave që kam kaluar unë si drejtues bashkë me stafin Tash tre vite sa drejtoj Ansamblin! Ky çmim ka simbolikë të madhe, përfaqēson vlerat tona në Turqi, flet për nivelin e institucioneve tona në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht për folklorin e pasur që ne kemi! Ne jemi nisur me ëndërrën e fitores dhe moton “Shqiptarët po vinë” Nuk ishte e lehtë të triumfosh në mesin e 25 shteteve të fuqishme! Nuk ishte e lehtë të mbahet kondicioni me të cilin u paraqitëm në Hungari! Por vetëm ëndërrimtarët arrijnë që të shënojnë histori! Për ëndërrat tona kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë fuqishëm! Falemnderoj secilin shqiptar që na ka pritur me aq dashuri e na ka mbështetur aq shumë gjatë ditëve të qëndrimit në Stamboll! Z.Tolaj: ishte sfiduese pas Hungarisë, Turqia dhe në një nga festivalet më të mira në botë! Padiskutim që po, tejet sfiduese por neve si institucion i ri vetëm sfida na bën të fortë! Kam besim në punën që kemi bë tash tre vite! Kam besim në profesionalizmin e të rinjëve! Kam besim në folklorin e pasur posaqërisht të trevave të Maqedonisë së Veriut që nuk janë gjurmuar më parë dhe për sytë e profesionistëve nga bota është jo vetëm risi por eksplorim.

Ne pa hamendje i kemi thënë po ftesës në Byjykçekmexhe sepse vetëm idealistët e mëdhenjë siq jemi ne të Ansamblit shqiptar nga RMV arrijnë që ëndërrat e mëdha ti kthejnë në realitet Kujt ia dedikoni këtë sukses? Suksesi u takon atyre që kanë themuar Ansamblin shqiptar, atyre që mbështesin Ansamblin duke përfshirë Ministrinë e Kulturës, mediat, adhuruesit dhe mbështetësit e Ansamblit! Ky sukses u takon artistëve të ansamblit tonë, bashkëpunëtorit për marëdhënie ndërkombëtare, vallëtarëve nga Universiteti AAB nga Kosova që na u bashkuan në këtë sfidë dhe secilit bashkēpunëtorë që dha kontribut në këtë fitore. Bashkë ngrisim kulturën tonë kombëtare dhe imazhin e shtetit!

Image

(Kosova Sot Online)