Miku i ngushtë i Rita Orës konfirmon martesën e këngëtares, ia uron mbiemrin e ri “Waititi”

  • A.P /
  • 10 August 2022 - 15:02
Miku i ngushtë i Rita Orës konfirmon martesën e këngëtares, ia uron mbiemrin e ri “Waititi”

Miku i ngushtë dhe parukieri i Rita Orës, James Brown, konfirmoi të mërkurën se ajo është martuar me Taika Waititin.

Floktari nga Londra, 53 vjeç, publikoi një fotografi me këngëtaren 31-vjeçare në InstaStory, ku shkruante në mbishkrimin e saj: “Urime zonja Waititi Ora”.

Të hënën në mbrëmje u raportua se Rita u martua me regjisorin Taika, 46 vjeçar, në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar mbiemrin, shkruan DailyMail.

Bella Hadid tregon se ka qenë e varur nga alkooli: ‘Më ndihmonte të menaxhoja ankthin’

Në fotografinë e publikuar nga James, dyshja pozuan së bashku për një ‘selfie’ të ëmbël ndërsa Rita i vuri dorën mbi supin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)