Ansambli shqiptar në RMV fiton vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Byjycykmexhe - Turqi

  • A.P /
  • 10 August 2022 - 21:54
Ansambli shqiptar në RMV fiton vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Byjycykmexhe - Turqi

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendin e parë në edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Byjycykmexhe të Stambollit. 

Drejtori i këtij ansambli, Shkodran Tolaj e ka cilësuar këtë triumf si historik, për faktin se Maqedonia e Veriut për herë të parë arrin qe të triumfoje ne një nga festivalet më të mira ne botë.

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve është prezantuar në këtë festival me vallet folklorike si “Vallja e Rekës”, “Vallja e Prespēs”, “Vallja e Karadakut”  “Prej Tetove në Dibër”.

“Niveli profesional muzikor, niveli skenik i valleve, veshjet tona nga zona te paprekur më parë dhe të paprezantuara  jashtë shtetit bënë që mediat e atjeshme ta vleresojnë paraqitjen e Ansambli shqiptar nga RMV-se si risi e festivalit të sivjetëm në Byjykçekmexhe! Motoja e festivalit ishte “Dashuri për njëri tjetrin- paqe për të gjithë” që vërtetë gjatë dhjetë ditë qëndrimi atje është ndjerë në çdo moment dashuria për kulturën e njeri tjetrit që krijon ura bashkepunimi!”, deklaroi Shkodran Tolaj, Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve.

Image


(Kosova Sot Online)