Ky person i 'lejon' qindra bletë të qëndrojnë në mjekrën e tij

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 18:15
Ky person i 'lejon' qindra bletë të qëndrojnë në mjekrën e tij

Një bletërritës i guximshëm është bërë viral në TikTok teksa mahnit miliona përdorues me një mjekër ‘të bërë’ nga bletët.

Libanezi Johny Abou Rjeily është në gjendje të qëndrojë plotësisht i qetë, derisa qindra bletë gumëzhinin rreth fytyrës, gjoksit dhe duarve të tij.

Si pjalmues të rëndësishëm, krijesat e vogla janë përgjegjëse për prodhimin e rreth 70 për qind të florës ushqimore të konsumuar nga popullata e botës. Kjo barazohet me rreth 100 miliardë paund prodhim çdo vit.


(Kosova Sot Online)