Organizohet Festivali Mbarëkombetar i Këngës për Fëmijë 'Kokrrat e rrushit këndojnë'

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 14:48
Organizohet Festivali Mbarëkombetar i Këngës për Fëmijë 'Kokrrat e rrushit këndojnë'

Me rastin e festës së rrushit për herë të parë në RAHOVEC organizohet Festivali Mbarëkombetar i Këngës për Fëmijë 


"KOKRRAT E RRUSHIT KËNDOJNË".
Marrin pjesë solistët nga : Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanovci.

Solistët do të kenë mundësi të kënaqen me pamjet që ofron qyteti i Rahovecit bashkë me plantacionet e vreshtave, që ndryshe ky vend  cilësohet nga turistët ndërkombëtar edhe si Toskana e Kosovës.

Drejtor artistik i festivalit 
Prof.Msc.Naser Dula

Ju mirëpresim të gjithë fëmijët të festojmë së bashku,
17.09.2022 / 13:00 / Palestra Sportive "Mizahir Isma".

Image


(Kosova Sot Online)