Ja disa nga këngëtarët shqiptarë që thuhet se nuk flasin mes vete

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 11:36
Ja disa nga këngëtarët shqiptarë që thuhet se nuk flasin mes vete

Egzistojnë shumë arsye pse këngëtaret në gjithë botën por edhe në trojet shqiptare nuk i kanë marrëdhëniet mirë mes vete, e megjithëse arsyeja kryesore është xhelozia dhe konkurenca, gjithmonë ka aludime edhe për arsye tjera edhe më personale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Unikkatil dhe Noizy: Edhe pse kanë kaluar vite, rivaliteti mes reperëve shqiptarë vazhdon edhe sot e kësaj dite, natyrisht jo me intensitetin  e dikurshëm.

Mc Kresha dhe Blero:Tash e sa vite nuk flasin për shkak të një keqkuptimi, derisa kanë bashkëpunuar në shumë këngë dhe vijnë nga i njejti qytet.

Lori dhe Shkurta Gashi: Rivaliteti mes tyre në muzikë thuhet të jetë arsyeja pse dy këngëtaret e muzikës popullore nuk flasin me vite.

Tayna dhe Rina: Dikur ishin rivale derisa sot reperët nuk flasin fare mes vete, madje sot kanë mbetur edhe jashtë garës.

Nora Istrefi dhe Tuna: Vitet kalojnë por ish kunatat raportet nuk i përmirësojnë. Hendeku i tyre vazhdon edhe sot.


Kujtojmë se edhe këngëtaret e njohura Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, Dafina Zeqiri dhe Tayna, Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli, Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi e këngëtarë të tjerë janë vetëm disa  nga emrat e shou bizit shqiptar që nuk flasin me njëra - tjetrën.

(Kosova Sot Online)