Manifestimi 'Gratë në kulturë' mblodhi gratë më të shquara shqiptare

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 15:30
Manifestimi 'Gratë në kulturë' mblodhi gratë më të shquara shqiptare

Me datë 07 mars, pikërisht në 136 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe u mbajt manifestimi traficional “Gratë në kulturë” projekt i ideuar,konceptuar dhe prezantuar nga profesoresha inordinare Besiana Mehmedi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktiviteti u mbajt në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri, ku si rrallë herë apo asnjëherë më parë Tetova ishte nikoqire e grave- personalitete të shquara të jetës sonë publike, artistike, akademike e institucionale! Aktivitetin e nderoi zëvendësministri i arsimit prof.Agim Nuhiu ndërkaq mirënjohje për kontribut jetësor në arsim e kulturë ndau kryetari i Tearcës z.Nuhi Neziri! Me një moderim të shkëlqyeshëm profesoresha Mehmedi kujtoi edhe gratë në kulturë nga Maqedonia e Veriut të cilat kanë lënë gjurmë si Violeta Turkeshi, Hanife Sejfulla Reçani, Evdokija Serafimova, Nermine Keti, Gonxhe Manaki. Duke falemnderuar ministrinë e kulturës pa mbështetjen e së cilës jeta kulturore nuk do mund të kishte dimensione të tilla në Maqedoni ajo nderoi e falemnderoi secilën grua që kishte ardhur për të pasqyruar rrugëtimin e saj në arsim e kulturë por dhe të shumë grave të tjera model për shoqërinë!

Fjalime brilante patën drejtoresha e Operës dhe Baletit znj.Abilegila Voshtina e cila shpalosi eksperiencat e saj të menaxhimit në një institucion me traditë mbi 70 vjeçare dhe me mbi 250 të punësuar, pastaj drejtoresha e Radio Kosovës Flora Durmishi e cila kujtoi të gjitha gratë e guximshme e të suksesshme të Kosovës, drejtoresha e Teatrit për fëmijë dhe të rinjë Dijana Toska solli sfidat e ngritjes së një institucioni të ri që ajo drejton, drejtoresha e Qendrës për Trashëgimi kulturore Shpresa Tolaj solli një pasqyrë të grave që kanë bërë histori në hapësirën shqiptare! Paraqitjet më emocionale ishin të humanistes dhe ikonës së rezistencës shqiptare Flora Brovina kurse me nderime të veçanta u prit ikona e skenës dhe teatrit, nderi i kombit Margarita Xhepa e cila solli poezi dedikuar 7 dhe 8 marsit! Përveç fjalimeve mbi temë “Sfidat dhe vështirësitë e gruas shqiptare në arsim dhe kulturë” ku ko tribuan me fjalime dhe poezi dhe zonjat vendase si prof.ordinar Rabije Murati apo poetet e shoqatës “Oeneum” Sadije Aliti e Behare Neziri programin artistik e begatuan artistet nga Kosova. Fenomenale ishte paraqitja e korit “Okarina” nga Kosova nën udhëheqjen e Elikona Hysaj, pianistet Pranvera Hoxha,profesoreshë në universitetin e Prishtinës, Alba Muçolli, profesoreshë në Universitetin “Haxhi Zeka” , violistja Lumnije Osmani- anëtare në Filharmoninë e Kosovës, Rudina Ciko e cila realizoi disa pika në piano dhe kujtoi pianisten e parë femër Lola Gjokën! Bashkë me koleget e saj profesoresha Besiana Mehmedi interpretoi vepra të njohura si “O vendi im”, “Luleborë” apo dhe pjesë të përzgjedhura që lidhen me nënën, mësuesen, dhe lavdinë e grave në një ditë që përkonte edhe me 25 vjetorin e UÇK- së!

Image

(Kosova Sot Online)