Ja veprimet që kurrë s’duhet t’i bëni si turistë në Arabinë Saudite

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 21:15
Ja veprimet që kurrë s’duhet t’i bëni si turistë në Arabinë Saudite

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një varg rregullash për turistët nuk guxojnë t’i shkelin assesi. Sipas autoriteteve arabe, disa rregulla specifike që do të përmenden në vijim të këtij teksti, vlejnë vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit, e disa për tërë vitin, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës arabe për turistë.

Derri

Në Emiratet Arabe importimi i produkteve të derrit është i paligjshëm. Kjo kafshë nuk lejohet as të mbahet për kultivim, ndërsa mishi i tij është tërësisht i ndaluar.

Pornografia

Turistët dhe banorët në Arabi e kanë të ndaluar marrjen me aktivitete të pornografisë, shitjen dhe blerjen e materialeve të tilla. Videot, librat, revistat gjithmonë janë subjekt të shqyrtimit dhe mund të censurohen nëse autoritetet vendase e shohin të arsyeshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Droga

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zero tolerancë për veprat penale që lidhen me drogën. Posedimi edhe i sasisë më të vogël të drogave mund të çojë në dënim prej të paktën tre muaj burgim ose deri në 20.000 dollarë gjobë. Në këtë pjesë futen edhe ushqimet që mund të përmbajnë narkotikë.

Alkooli

Alkooli në Emirate mund të konsumohet vetëm në shtëpi dhe nëpër vende të licencuara. Marrja e licencës kalon në dhjetëra procedura të mundimshme, ndërsa turistët marrin leje të përkohshme.

Shtatzënia jashtëmartesore

Nëse një grua mbetet shtatzënë jashtë martese në Emiratet e Bashkuara Arabe, duhet në mënyrë obligative të gjejë një partner për martesë në mënyrë që t’i lejohet regjistrimi i fëmijës. Dokumenti duhet të nxirret nga autoritetet speciale, ndërsa në të kundërtën, gruaja mund të gjobitet.

Atje lidhjet jashtë martesore janë rreptësishtë të ndaluara dhe të dënueshme.

Të gjitha lidhjet e të njëjtit seks në Arabi janë rreptësishtë të ndaluara. Kjo s’është e paraparë as me ligj, ndërsa banorët që kanë preferenca të tilla mund të dënohen me gjobë.

(Kosova Sot Online)