Në një stacion policie pritet të kthehet shtëpia e lindjes së Hitlerit
Ridizajnimi i shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri do të vazhdojë siç ishte planifikuar, ka thënë ministria e brendshme e Austrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas vitesh, qeveria vendosi ta shndërrojë shtëpinë në qytetin verior të Braunaut, ku Hitleri lindi në 1889, në një stacion policie me një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.
Puna do të nisë më 2 tetor. Në përpjekje për të parandaluar që ndërtesa në kufi me Gjermaninë të shndërrohej në një faltore neonaziste, qeveria mori kontrollin e ndërtesës së rrënuar në vitin 2016.
“Gjithçka do të shkojë përpara siç është planifikuar,” tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.
(Kosova Sot Online)