Macron dekoron Ismail Kadarenë me gradën 'Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit'

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 22:30
Macron dekoron Ismail Kadarenë me gradën 'Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit'

Me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në ceremominë që po zhvillohet te Pallati i Brigadave, e ka nisur vizitën e tij zyrtare  në Shqipëri, presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është përforcuar në kundërshtim, është ngritur peshë kundër ndalimit. Ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbylli gojën, ka përshpëritje më të forta se britmat. Për këtë rol, si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës si lajmëtor i lirisë për këtë lidhje drithëruse që ju mishëroni mes shqipërisë dhe francës kam nderin tju ngre në gradën e ligjionit të lartë të urdhrit të oficerit”, tha Macron.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

(Kosova Sot Online)