Shkodran Tolaj pranon mandatin e dytë si drejtor i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 15:07
Shkodran Tolaj pranon mandatin e dytë si drejtor i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV

Shkodran Tolaj, ka pranuar mandatin e dytë si drejtor i Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolaj përmes llogarisë së tij sociale...

"I nderuar dhe i respektuar që u vlerësua puna dhe suksesi 4 vjeçar! Falenderoj Ministrinë e Kulturës për rizgjedhjen time si drejtor dhe kryetarin Ali Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme", ka shkruar ai ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

SOT PRANOVA MANDATIN E DYTË SI DREJTOR I ANSAMBLIT NACIONAL TË KËNGËVE E VALLEVE POPULLORE SHQIPTARE NË RMV pas Konkursit të rregullt, shpallur nga Ministria e Kulturës në RMV!

I nderuar dhe i respektuar që u vlerësua puna dhe suksesi 4 vjeçar! Falenderoj Ministrinë e Kulturës për rizgjedhjen time si drejtor dhe kryetarin Ali Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme!

Misioni vazhdon edhe më fuqishëm! Ansambli si institucion dhe unë si drejtor, do jemi të hapur për bashkepunim me të gjithë artistët dhe artdashësit, me qëllim të ngritjes dhe avancimit të kulturës sonë! 

(Kosova Sot Online)