Pse një artiste e vërtetë si Elsa Lila nuk arriti ta fitonte asnjë çmim në Fest 62' në RTSH?

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 17:20
Pse një artiste e vërtetë si Elsa Lila nuk arriti ta fitonte asnjë çmim në Fest 62' në RTSH?

Nata finale e Fest 62' në RTSH, respektivisht fituesit e saj kanë ngjallur reagime pro dhe kundër nga personalitete të kulturës shqiptare se kush është i denjë dhe kënd po voton juria apo dhe publiku që ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e publikut e rënditën këngën "Mars", interpretuar shkëlqyer nga artistja e mirërnjohur Elsa Lila si fituese të Festivalit ajo nuk arrit të fitoj asnjë  çmim.


Ky moment ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi nga audienca në rrjetet sociale por edhe nga komuniteti artistik.

Lidhiur me këtë çështje, Drejtori i Ansamblit të RMV-së, Shkodran Tolaj, ndër të  tjera ka deklaruar se Elsa Lila do duhej jashtë konkurence të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

"Në këtë festival Elsa Lila e rivërtetoi për të satën herë se ajo mbetet pa konkurencë si artiste e si interprete!
Elsa Lila, dhjetë shkallë më poshtë- pastaj gjithë të tjerët", ka shkruar ndër të tjara ai.

Image

Derisa artistja Besiana Mehmedi ka kërkuar se urgjentisht duhet që në këtë festival të rikthehen kritere në përcaktim të stilit muzikor, kodit skenik dhe posaqërisht kritere përcaktuese për këngët fituese që na përfaqëson në “Eurosong”.

Image

"Ofenduese skena e fundit, ndarja e çmimeve dhe mbyllja e festivalit- fatkeqësisht! Ofenduese për spektatorin dhe batutat e kota herë pas here! 
Festivalit me 62 vjet traditë ku dikur kishte parim, kriter të qartë, dicipilinë i kishte humbur “rruga në oborr” . ka potencuar Mehmedi.

Shkruan: Armend Preteni/Gazetar

(Kosova Sot Online)