Top ndarjet më të përfolura në showbizin shqiptar gjatë vitit 2023

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 16:58
Top ndarjet më të përfolura në showbizin shqiptar gjatë vitit 2023

Edhe viti 2023 në showbizin shqiptar u trazua nga ndarjet e fytyrave publike të njohura edhe si VIP, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mediat rozë për ndarje të mundshme janë përfolur çifte si: Ledri dhe Sara, Fero dhe Arbenita, Dafina dhe Dj Geek, Olsi Bylyku dhe Egli Tako, Beniada Nishani dhe Blert Hajdari, Getinjo dhe Vivien Thano, Elia Zaharia dhe Princ Leka, Dua Lipa dhe Romain Gavras, Bebe Rexha dhe Keyan Safyari.

Ledri dhe Sara

Image

Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ndarjen, menaxheri i Ledri Vulës ka deklaruar se janë ndarë sepse nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Ai ka thënë se janë miq dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit.

Fero dhe Arbenita

Image

Një nga ndarjet më të zhurmshme të këtij viti teksa vijojnë përplasjet virtuale me njëri-tjetrin. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike ndërsa ky i fundit deklaroi se do ta padiste modelen për rrëmbim të vajzës së tyre.

Dafina dhe Dj Geek

Image

U ndanë në muajit e pare të vitit dhe u tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre. Këngëtarja shpejt rigjeti dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji, me të cilin do martohet në 2024.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Image

Çifti i dha fund lidhjes pas 5 vitesh. Ata nuk kanë zbuluar arsye konkrete por kanë deklaruar se bënë më të mirën për të dy. Si Olsi dhe Egli janë shprehur mirënjohës dhe falenderues për vitet krah njëri-tjetrit.

Beniada Nishani dhe Blert Hajdari

Image

Edhe pse nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre, Beniada dhe Blerti u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por lidhja nuk zgjati shumë. Çifti u nda këtë vit dhe modelja ka deklaruar se rëndësi për të kanë vetëm kujtimet teksa i ka uruar më të mirën.

Getinjo dhe Vivien Thano

Image

Çifti që u njoh në Big Brother VIP Kosova i dha fund lidhjes pak kohë më parë. Ndarja e tyre pasoi me deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit. Vivien e akuzoi Getinjon se luan kumar dhe sipas saj kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Gjë e cila është mohuar nga reperi.

Elia Zaharia dhe Princ Leka

Image

Prej kohësh thuhet se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, ata janë shfaqur të ndarë në ditëlindjen e të bijës dhe kartolinat e fundivitit. Po ashtu, prej muajsh nuk kanë bërë asnjë dalje publike bashkë.

Dua Lipa dhe Romain Gavras

Image

Dua Lipa u nda nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas 8 muajsh lidhje. Arsyeja e ndarjes thuhet se është fakti që artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari

Image

Bebe Rexha u nda me të dashurin e saj Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku. Këngëtarja dhe ish-partneri kishin disa probleme në çift, teksa Bebe e akuzoi se ai i kishte kërkuar të dobësohej duke publikuar disa mesazhe me të.

(Kosova Sot Online)