Papa: Kënaqësia sek*suale është diçka për t’u çmuar

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 13:47
Papa: Kënaqësia sek*suale është diçka për t’u çmuar

Kënaqësia seksuale është një dhuratë nga Zoti, por katolikët duhet ta shmangin pornografinë, ka thënë Papa Françesku, shkruan The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Papa i bëri këto komente gjatë një katekeze kushtuar “vesit të epshit” në sheshin e Shën Pjetrit të mërkurën.

“Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por ajo po minohet nga pornografia. Kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma varësie”, ka thënë Papa.

“Ne duhet të mbrojmë dashurinë. Fitorja kundër betejës së epshit mund të jetë e përjetshme”, ka shtuar ai.

Françesku dukej se po u përgjigjej kritikëve të tij konservatorë, të cilët u zemëruan javën e kaluar pasi një libër u rishfaq me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i doktrinës së Vatikanit.

Libri, tashmë i dalë në shitje, nga Víctor Manuel Fernández, një kardinal argjentinas i afërt me Françeskun, i cili tashmë njihej si autor i një libri tjetër seksual të shkruar në rininë e tij, përfshinte një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmave mashkullore dhe femërore.

(Kosova Sot Online)