Shkurte Fejza uron kryeministrin Talat Xhaferi: Uroj që ky moment të bëjë kthesën historike dhe të mbyllet kapitulli i diskriminimit

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 15:48
Shkurte Fejza uron kryeministrin Talat Xhaferi: Uroj që ky moment të bëjë kthesën historike dhe të mbyllet kapitulli i diskriminimit

Kryeministër i Maqedonisë së Veriut është zgjedhur politikani shqiptar, Talat Xhaferi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Xhaferi ka marrë gjithësej 65 vota për dhe 3 kundër nga 120 deputetë të Kuvendit, duke u bërë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

 

Me këtë rast përmes një postimi në llogarinë e saj aristja e njohur Shkurte Fejza ia ka uruar postin e ri Talat Xhaferit, duke theksuar se në këto momente historike zgjedhet  kryeministër i Maqedonisë së Veriut një shqiptar.

"Uroj dhe shpresoj që ky moment të bëjë kthesën historike dhe të mbyllet përfundimisht kapitulli i diskriminimit, shtypjes dhe pabarazisë nacionale", ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Urime z. Talat Xhaferi. 
Në këto momnte historike në hapsirat ballkanike, zgedhet  kryeministër i Republikēs së Maqedonisë së Veriut një shqiptarë.
Uroj dhe shpresoj që ky moment të bëjë kthesën historike dhe të mbyllet përfundimisht kapitulli i diskriminimit, shtypjes dhe pabarazisë nacionale.
Pra shqiptarët t'a ndjejnë dorën e shtetit të tyre dhe të mos dëshprohen por edhe maqedonasit dhe të tjerët t'a përjetojnë dhe të binden se mund të jetohet në qeverisjen e mirë të një shqiptari si vlerë e demokracisë.
Suksese Kryeminister.

(Kosova Sot Online)