Besiana Mehmedi me sukses e realizon rolin e plakës në operën e parë kosovare 'Goca e Kaçanikut'

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 14:58
Besiana Mehmedi me sukses e realizon rolin e plakës në operën e parë kosovare 'Goca e Kaçanikut'

Profesoresha Besiana Mehmedi me sukses e realizon rolin e Plakës në operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto ditë mbahen provat gjenerale të hapura për operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” e cila dje u shfaq për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa sot për studentët.

Këto shfaqje i paraprijnë premierës absolute që jepet nesër, ku do të performojë profesoresha e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Besiana Mehmedi e cila realizon rolin e Plakës - nënës fisnike shqiptare.

Kjo operë realizohet në Kosovë pas gjysmë shekulli dhe është kompozuar nga Akademiku Rauf Dhomi, me libreto nga Ajmone Dhomi e Jusuf Buxhovi.

Në skenë janë mbi 100 artistë: solistë, kor, orkestër, të cilët po bëjnë historinë e operës kosovare nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh nga Shqipëria Nikolin Gurakuqi.

(Kosova Sot Online)