Ambasadori britanik vrojton nga afër trashëgiminë e lidhur me minatorët britanikë

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 16:08
Ambasadori britanik vrojton nga afër trashëgiminë e lidhur me minatorët britanikë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Stan Tërgun, ku nga afër ka parë edhe trashëgiminë kulturore të gati rreth 100 viteve më parë që lidhet me minatorët britanikë që kishin qëndruar aty, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hargreaves ka përmendur kinemanë, fushën e tenisit dhe pishinën që ishte ndërtuar për punëtorët britanikë dhe gjithashtu edhe kishën sanksone të shekullit 14-të dhe Xhaminë e Mazhiqit.

 “Intriguese për të vizituar ‘Koloninë Angleze’ në Stan Terg, duke përfshirë kinemanë, fushën e tenisit dhe pishinën e ndërtuar për minatorët britanikë pothuajse 100 vjet më parë. Isha i mahnitur nga kisha saksone e shekullit të 14-të dhe xhamia e Mazhiqit. Kaq shumë pamje magjepsëse të historisë së ndryshme në mbarë Kosovën”, ka shkruar ambasadori britnaik.

(Kosova Sot Online)