Brenda një muaji u rrënuan 5 monumente në Qendrën Historike të Prizrenit

  • 06 May 2016 - 08:01
Brenda një muaji u rrënuan 5 monumente në Qendrën Historike të Prizrenit

Hajrulla Çekut nga organizata EC Ma Ndryshe, përmes një postimin në Facebook, ka njoftuar se edhe një tjetër objekt i moçëm është rrënuar në Qendrën Historike të Prizrenit. E kjo e çon në pesë numrin e monumenteve të rrënuara për një periudhë një mujore.

“Sot e humbëm edhe një shtëpi të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit. Dinamika e krimit është në rritje, trashëgimia kulturore po shkatërrohet para syve të gjithëve. Ky është rasti i pestë brenda një muaji. Me mosveprimin e tij, shteti po i hap rrugë edhe rrënimeve të radhës. Të gjithë ju që me vullnet po e shkatërroni trashëgiminë kulturore të Prizrenit dhe ju që e keni obligim ligjor me e mbrojt atë trashëgimi dhe zani nuk po ju ndihet, burgun hak e keni”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)