Zvicra triumfon në 'Eurovision 2024' me 'The Code' nga Nemo

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 09:01
Zvicra triumfon në 'Eurovision 2024' me 'The Code' nga Nemo

Shteti i Zvicrës ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.

 

Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh më i miri në konkurrencën prej 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të Eurosongut.

Vendin e dytë e fitoi Kroacia ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.

(Kosova Sot Online)