Aktivitet i çuditshëm: Çfarë po sillet rreth Tokës e rreth Hënës?
Astronomët kanë vërejtur një “objekt” misterioz, i cili sillet rreth Tokës dhe kohë pas kohe edhe rreth Hënës.
Shkencëtarët supozojnë së është fjala për një “material të lehtë” – folie metali, e cila ka mbetur nga ndonjë raketë pas lansimit.
Ata këtë objekt e kanë quajtur A10bMLz, por thonë se nuk është e qartë se prej cilës raketë është ai material.
Kjo gjë ndonjëherë i afrohet Tokës në rretgh 600 kilometra, por shkencëtarët kanë vërejtur se sillet edhe rreth Hënës, shkruan “Independent”-i.
Shkencëtarët thonë se për shkak të masës së tij të vogël A10bMLz është mjaft i ndijshëm në presionin e rrezatimit nga Dielli. Kjo do të thotë se orbita e tij ndryshon në mënyrë “kaotike” nga dita në ditë e nga java në javë, thonë hulumtuesit e Observatoriumit në Londër (NBO), i cili e ka analizuar.
Kjo do të thotë se është e pamundur që në tërësi të parashikohet se ku A10bMLz mund të fluturojë gjetiu. Kjo gjë sillet i qese plastike në erë, thonë shkencëtarët.
Kjo nuk është hera e parë që astronomët shohin gjëra të tilla në kozmos, për është hera e parë që është vërejtur një trajektore e tillë
(Kosova Sot)
