Sot vendoset për mënyrën e fillimit të vitit të ri shkollor

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 14:33
Sot vendoset për mënyrën e fillimit të vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka mbledhur drejtorët komunalë të Arsimit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, për të vendosur për mënyrën se si do të nisë mësimi në vitin e ri shkollor.

Ministria ka dhënë tri opsione për vitin e ri shkollor: kthimi në shkollë, mësimi i kombinuar në shkolla dhe online dhe opsioni i fundit mësimi online përmes platformës E-Mësimi.

(Kosova Sot Online)