Anulohet takimi i Hotit me liderët e partive politike

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 10:03
Anulohet takimi i Hotit me liderët e partive politike

Takimi i paraparë të enjten mes Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit është shtyrë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj, ka thënë se takimi është shtyrë për ditën e hënë.

“Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Hoti ishte pritur që sot t’i bëjë bashkë në një takim partnerët e tij në koalicionin qeverisës.

Takimi ishte bërë i ditur nga konfirmimi i pjesëmarrjes së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, çështjet që synohej të diskutoheshin nuk ishin bërë publike.

(Kosova Sot Online)