Lexoni edhe:
Ja pse në shtetin e Kosovës qeveritarët po pasurohen shpejtë nga krimi dhe korrupsioni
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, njofton zyra e presidentit.
Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.
Ja pse në shtetin e Kosovës qeveritarët po pasurohen shpejtë nga krimi dhe korrupsioniLexoni edhe:
“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, ka thënë Thaçi.
Ambasadori Kolly u shpreh i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës.
Presidenti Thaçi theksoi se në çdo takim, me çdo lider kosovar, si Ambasador i Zvicrës do ta marrë porosinë e bashkëpunimin dhe mbështetjes së vazhdueshme për avancimin e raporteve mes dy vendeve.
(Kosova Sot Online)