Larg vapës dhe COVID-19, pavarësisht shifrave në rritje, italianët po shijojnë verën në plazh

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 12:38
Larg vapës dhe COVID-19, pavarësisht shifrave në rritje, italianët po shijojnë verën në plazh

Italianët janë duke shijuar verën në plazh, larg maskave dhe protokolleve për COVID-19.

Një valë e të nxehtit ka përfshirë shtetin fqinj, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë. Duket se qytetarët kanë nisur të bashkëjetojnë me virusin, ndonëse në 24 orët e fundit u raportuan 845 raste të reja. Sipas autoriteteve, grumbullimet dhe jeta e natës janë disa prej faktorëve të përhapjes së virusit dhe për këtë arsye janë mbyllur diskot dhe lokalet e natës.

"Mendoj se mbyllja e diskove ishte vendimi i duhur, madje duhej të ishte marrë më herët”, thotë Renato Ricci, banor në Romë.

Italia është vendi i parë evropian që u prek më shumë nga pandemia duke regjistruar një numër të lartë viktimash.

Por në këto ditë të nxehta, pavarësisht frikës, pushuesit kanë zgjedhur t'i shpëtojnë vapës dhe të shijojnë rrezet e diellit.

 “Sipas meje, në shtator dhe tetor ne do të gjendemi në të njëjtën situatë si në Janar, Shkurt, jam i shqetësuar, sepse unë kam një biznes dhe një mbyllje e re do të ishte një problem i madh”, shprehet Nicolas Contort, banor në Parma.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, Italia ka vendosur detyrimin që pasagjerët që vijnë nga shumë shtete evropiane të testohen.

(Kosova Sot Online)