Zafa kapet keq me Haskukën: Më ty s’duhet as kafe me pi, të pret fati i PDK’së

  • E.K /
  • 22 gusht 2020 - 13:32
Zafa kapet keq me Haskukën: Më ty s’duhet as kafe me pi, të pret fati i PDK’së

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i ka reaguar ashpër kreut të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, duke e quajtur injorant dhe mosmirënjohës, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë.

Berisha ka thënë se Haskuka e ka lutur dhe i është gjunjëzuar për të marrë mbështetjen e NISMA’s në Prizren në kohën kur askush nuk e kishte përkrahur.

Kreu i Nismës në Prizren thotë se ata që s’e kishin përkrahur Haskukën kishin pasur të drejtë, meqë Haskuka s’meriton as kafe të pihet me të.

“Duhet me qenë i poshtër dhe i pafytyrë si soji i Mytës, për me qenë injorant dhe mosmirnjohës si ai mbrëm në TvKlan!Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjunëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit”, ka shkrua Zafir Berisha.

Në fund ai ka thënë se edhe Mytaher Haskukën e pret fati i PDK’së në Prizren.

“Dikur edhe PDK mendoni si ky injorant, por ku është sot ajo? Nuk është largë koha kur edhe ky ka ma pasur fatin e tyre!Zafa”, ka përfunduar bashkëpartiaku i Limajt.

(Kosova Sot Online)