Kishte vështirësi ta lëshonte ujin në tualet, gruaja gjen katër gjarprinj brenda

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:55
Kishte vështirësi ta lëshonte ujin në tualet, gruaja gjen katër gjarprinj brenda

Një grua nga Australia, kishte pasur shumë vështirësi ta lëshonte ujin në tualet. Kur hapi kapakun e tualetit, gjeti 4 gjarpërinj në të.

Sofie Pearson, 25-vjeçare, që jeton në Queensland të Veriut, Australi, tha për CNN-in se kur shkoi në tualet s’mund ta lëshonte ujin dhe e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet.

“Isha e hutuar. Thash ta hapë kapakun e tualetit dhe zbulova 4 gjarpërinj që tundnin bishtin”, u shpreh ajo.

Gjarpri më i madh ishte 1 metër.

Ajo dyshon se gjarpërinj iu kishin futur në shtëpi përmes dërrasave që janë çarë brenda shtëpisë së saj. Personat që bëjnë largimin e gjarpërinjve në atë zonë, menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe i kanë larguar.

(Kosova Sot Online)