E futi foshnjën e porsalindur në qese ushqimesh, policia dënon nënën

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 09:57
E futi foshnjën e porsalindur në qese ushqimesh, policia dënon nënën

Në Ukrainë një nënë kishte futur foshnjën e saj të porsalindur në një qese ushqimesh gjatë një shëtitje që ajo po bënte me të.

Gruaja u pa nga kalimtarët të cilët menjëherë njoftuan policinë.

Ajo ishte duke ecur përgjatë rrugës në kryqytetin e Kievit dhe ishte duke i kënduar ninullë çantës së saj.

“Po sillej çuditshëm dhe unë fillova ta shikoj, pastaj dëgjova një fëmijë duke qarë. Më pas kuptova se e qara po vinte nga çanta e saj”– ka thënë një dëshmitar.

Siaps mediave lokale fëmija menjëherë u dërgua në spital dhe tani është nën kujdesin mjekësor ndërsa nëna është gjobitur nga policia.

Oficeri i policisë Maksim Kravchuk tha se gruaja kishte reaguar në mënyrë agresive kur ata i kishin marrë foshnjen.

(Kosova Sot Online)