Dikush i VV’së e harron njohjen nga Izraeli, thotë se palët u dakorduan që mos të ketë njohje

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 13:33
Dikush i VV’së e harron njohjen nga Izraeli, thotë se palët u dakorduan që mos të ketë njohje

Zyrtari i VV’së në Sekretariatin për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Arlind Manxhuka s’e ka përmendur fare njohjen nga Izraeli kur ka komentuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar të mos angazhohen për njohje të reja. Ka thënë se pajtimi tjetër mes dy shteteve është se nuk do të ketë anëtarësime për Kosovën në organizata ndërkombëtare.

“Dje, ne Washington u dakorduan qe bashkarisht te mos perpiqen per njohje e anetaresime te Kosoves”, ka shkruar Manxhuka.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të mos pengonin njëra-tjetrën edhe në Bruksel por pala serbe kurrë nuk ishte ndalur.

Në Washington, Kosova ka pranuar një pauzë një vjetore të mosantërësimit në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, njeriu më i fuqishëm i botës, Donald Trump, në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë, telefonoi dje Kryeministrit të Izrealit dhe siguroi njohjen e Kosovës. Në ato momente pjesë e bisedës ishte edhe Kryeministri Hoti, i cili ka paralajmëruar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

 

Dikur, ne Bruksel ishin marre vesh per te mos e penguar njera-tjetren ne perpjekjet per njohje e anetaresime, por Serbia...

Publiée par Arlind Manxhuka sur Samedi 5 septembre 2020

(Kosova Sot Online)