I moshuari e djeg kuzhinën duke u munduar të mbysë një mizë me reket elektrik

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 12:26
I moshuari e djeg kuzhinën duke u munduar të mbysë një mizë me reket elektrik

Një person i moshuar në Francë ka shkaktuar shpërthim në kuzhinën e shtëpisë së tij duke u përpjekur të mbysë një mizë që po e pengonte kur ishte duke ngrënë darkë.

Incidenti ndodhi në fshatin Dordogne, që ndodhet në verilindje të qytetit Bordo, shkruan Daily Mail.

I irrituar nga miza, plaku 80-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, e mori në dorë një reket elektrik, që përdoret enkas për mbytjet e insekteve fluturuese.

“Në këtë rast, gazi ishte duke rrjedhur në shtëpinë e burrit. Reketi shumë i nxehtë e ndezi gazin duke shkaktuar një shpërthim të papritur”, tha një burim që po merret me hetimin e rastit.

“Burri kishte fat që arriti të shpëtonte vetëm me djegie në dorë pasi u shtri në dysheme, por kuzhina dhe një pjesë e kulmit u shkatërruan”, tha ky burim.

Ky person është trajtuar në spital pas lëndimit dhe nuk është lejuar të kthehet në shtëpi deri në përfundimin e procesit të riparimit të pjesës së djegur.

(Kosova Sot Online)