Partitë që do ta bëjnë qeverinë e re të Malit të Zi, bien dakord që të mos iniciohet çnjohja e Kosovës (Dokument)

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 12:49
Partitë që do ta bëjnë qeverinë e re të Malit të Zi, bien dakord që të mos iniciohet çnjohja e Kosovës (Dokument)

Bartësit e tri listave të cilat fituan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi – Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshje të re, sipas të cilës qeveria e re nuk do të ndërmarrë kurrfarë iniciativash ose veprimesh me qëllim të ndryshimit të flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit. Po ashtu nuk do të ndërmarrë kurrfarë veprimesh për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu shkruan e përditshmja e Podgorivës, “Vijesti”.

Liderët e koalicionit “Za buduqnost Crne Gore” (Për të ardhmen e Malit të Zi), “Mir je nasha nacija” (Paqja është kombi ynë), dhe “Crno na bijelo” (E bardha mbi të zezën) Marrëvesjen e kanë nënsgkruar dje.

Në marrëveshje, sipas “Vijestit”, qeveria e re demokratike e Malit të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të marra nga shteti, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n si dhe m shpejtësi, në tërësi dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.

(Kosova Sot Online)