
Lexoni edhe:
Kthehet në rigjykim nga Apeli rasti i ministres Haradinaj-Stublla
Sipas Liburn Aliut, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga kryeministri Hoti, ka pika që e shkelin Kushtetutën. Kështu që, partia e Albin Kurtit po e konsideron që marrëveshjen e Uashingtonit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se partia e tij po e analizon marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, për të mbledhur material e për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Kthehet në rigjykim nga Apeli rasti i ministres Haradinaj-StubllaLexoni edhe:
“Juristët e Vetëvendosjes duke e trajtuar, për mbledhjen e fakteve dhe dërgimit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Aliu në konferencën për media.
Sipas deputetit, vetëm pika 7 e marrëveshjes, që flet për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit, shkel disa nene të Kushtetutës së Kosovës.
Ndryshe, më 4 shtator, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova, e përfaqësuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka nënshkruar marrëveshje e cila përmban disa zotime në raport me Serbinë.
Edhe Serbia, e përfaqësuar nga presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpi të Bardhë.
(Kosova Sot Online)