“Fundi tragjik i një jete premtuese”, studentja u zhyt në depresion prej provimeve, vdiq për t’i shpëtuar policisë

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 13:17
“Fundi tragjik i një jete premtuese”, studentja u zhyt në depresion prej provimeve, vdiq për t’i shpëtuar policisë

Studentja 23-vjeçare nga Sidnei e rënduar psikologjikisht nga rezultatet e dobëta në probime ishte duke përjetuar një psikozë, të shkaktuar edhe nga përdorimi i kanabisiy.

Ajo u plagos dhe gjeti më pas vdekjen, pasi rrëshqiti nga tantativa për të mos u kapur nga ana e një oficeri policie.

Vajza u zvarrit për 10 metra në një rrugë ku dhe përplasi fatalisht kokën.

Grace Herington kishte dalë nga spitali disa orë para se të ndiqej nga policia dhe të binte një rugë, në bregun e poshtëm të veriut të Sidneit.

Pavarësisht se vdekja e saj ndodhi si rezultat i një operacioni policor, Gjykatësja  Teresa O’Sullivan tha pas gjyqit se "policia ndërmori masat në rrethanat e duhura".

Herington u përshkrua si një vajzë e bukur, e lumtur dhe një shoqe besnike. Shkollimi i saj në Universitetin e Sidneit, nisi më 2015, por u ndje i izoluar nga kolegët e saj.

Gjatë studimeve ajo u mposht nga stresi dhe në tetor raportoi se vuante nga dhimbje koke të vazhdueshme.

Ajo për shkak të rezultateve të dobëta të provimeve përjetoi atë që familja e saj e quajti ‘avari’ në fund të vitit 2016.

Për herë të parë në vitin 2017 ajo filloi të eksperimentojë kanabis dhe LSD.

Pas marrjes së rezultateve të ulëta në provime nga fundi i vitit 2018, i vëllai vuri re se sjelljet e saj ishin duke u bërë edhe më të çrregullta.

Pasi piu kanabis me një shoqe më 15 dhjetor të atij viti, ajo përjetoi halucinacione. Tri ditë më vonë ajo bëri disa thirrje telefonike të çuditshme me prindërit e saj, ku tha se kishte ‘ndaluar përgjegjësin e 11 shtatorit, por unë nuk e vrava [duke përmendur një person të emëruar]’.

Herington u dërgua në spital më 18 Dhjetor si një paciente vullnetare, dhe pas vlerësimit ‘nuk tregoi shenja vetëvrasje, nuk ishte agresive, apo e acaruar tepër dhe kishte thënë se do të takohej me psikologun e saj të nesërmen”. Prandaj edhe u la e lirë.

Pasi u kthye në banesë ku jetonte me vëllain, sjellja e saj e pazakontë e shtyu atë të thërriste shërbimet e urgjencës.

Ajo doli nga dritarja, por ndihmësmjekët lajmëruan policinë që mbërriti menjëherë pas kësaj.

Pas ndjekjes gjeti vdekjen dhe në gjyq u përshkrua si “fund tragjik i një jete të re dhe premtuese’.

(Kosova Sot Online)