800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 10:21
800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

Përveç gjobave për shkelësit e trafikut që ka shqiptuar dje Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjoba edhe për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 800 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)