Lexoni edhe:
A i ka skaduar Speciales mandati, ambasadori amerikan zbulon çfarë i thanë ekspertët
“Mënyra e vetme për të eliminuar kërcënimin e Covid-19 nga një shtet, është që ta eliminosh në të gjitha shtetet”.
Kështu u shpreh Bill Gates në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Themeluesi i Microsoft theksoi se gjëja e vetme që duhet bërë është të prodhohet një vaksinë “e sigurt dhe efikase”, gjë të cilën ai parashikon se do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
A i ka skaduar Speciales mandati, ambasadori amerikan zbulon çfarë i thanë ekspertëtLexoni edhe:
“Mund të ketë edhe më shumë se një vaksinë. Falë saj, bota më në fund do të ketë mundësinë që të çrrënjosë kërcënimin e pandemisë dhe t’i kthehet jetës normale. Por, vaksina nuk mjafton. Duhen prodhuar miliona vaksina dhe të gjendet strategjia më e mirë për shpërndarjen e saj”, theksoi Gates.
Ai nënvizoi gjithashtu se vaksina duhet të jetë për të gjithë vendet.
(Kosova Sot Online)