Përkeqësimi i situatës me koronavirusin, kryeministri italian njofton vendimin e ri

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 19:59
Përkeqësimi i situatës me koronavirusin, kryeministri italian njofton vendimin e ri

Shpërthimi i rasteve me COVID-19 në Itali ka detyruar qeverinë të marrë një vendim ekstrem, për të shtyrë gjendjen e jashtëzakonëshme deri në 31 janar të vitit 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Giuseppe Conte, pas mbledhjes së këshillit të Ministrave, ku u shpreh se do t’i propozonte parlamentit që të shtynin gjendjen e jashtëzakonshme. Ai gjithashtu shtoi se kurba e infeksionit është e nënkontroll edhe pse situata është kritike.

Sot, dita më e keqe në 5 muaj

Kishte më shumë se 5 muaj që Italia nuk raporton shifrat kaq të mëdha të infektuarish me koronavirus sa ditën e sotme.

Sipas të dhënave zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur me Covid 2548 persona ndërsa 24 të tjerë kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)