Gjuriq: Avdullah Hoti po provokon nga Prishtina, por në Bruksel zakonisht duket i frikësuar

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 21:59
Gjuriq: Avdullah Hoti po provokon nga Prishtina, por në Bruksel zakonisht duket i frikësuar

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Avdullah Hoti nuk ‘po ka limite në deklaratat e tij”. Gjuriq deklaroi kështu pas deklaratës së Hotit se “Asociacioni i komunave serbe është temë e mbyllur për të”.

“Avdullah Hoti nuk është aq arrogant në Bruksel ku ai zakonisht paraqitet si i frikësuar, me një shikim të ndrojtur, provokimet e tij nuk duhet të kalojnë pa përgjigje nga Bashkimi Evropian”, thotë Gjuriq, shkruan B92.

Sipas Gjuriqit, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është unik pasi që nëse njëra palë e dialogut nuk implementon pjesë të marrëveshjeve, atëherë nuk u nënshtrohet sanksioneve nga ndërmjetësuesit në dialog.

(Kosova Sot Online)