Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 08:03
Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet sot në Tiranë duke filluar nga ora 11:30.

Pas mbledhjes, në orën 12:45 pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq më pas, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, e cila fillon në orën 13:00.

(Kosova Sot Online)