Shokët e Labit: Rama, Hoti dhe ministrat fotografohen pa maska, vetëm Zemaj u përmbahet rregullave

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 17:15
Shokët e Labit: Rama, Hoti dhe ministrat fotografohen pa maska, vetëm Zemaj u përmbahet rregullave

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka postuar një fotografi të dy qeverive pas mbledhje së sotme në Tiranë.

Në fotografi shihen të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë së bashku dhe dy ambasadorët respektivë pa maska mbrojtëse.

Ajo çfarë bie në sy është se vetëm ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka të vendosur maskën nga të gjithë pjesëmarrësit.

Qeveria e Kosovës në anën tjetër ka nxjerrë rregullore që nëse dikush ecën vetëm në rrugë pa maskë, dënohet me gjobë.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ishte bërë viral kur kishte deklaruar se pandemia me Covid-19 është një farsë dhe se virusi nuk ekziston.

Nga atëherë emri i tij është bërë sinonim i çdokujt që nuk beson se koronavirusi ekziston ose që nuk u përmbahet rregullave për masat mbrojtëse ndaj virusit.

(Kosova Sot Online)